Mire se vini ne STUDIO LIGJORE MANUSHI & PARTNERS
Ofron
STUDIO LIGJORE MANUSHI & PARTNERS
- Sllogani : Rregjistrimi i pronësisë industriale, është vlerë e shtuar e biznesit tuaj.
ÇFARË ËSHTË MARKA TREGTARE?
- Identifikon mallra apo shërbime të ofruara nga një individ apo ndërmarrje e caktuar.
- Origjina e saj e ka zanafillën nga kohët e lashta, kur artizanët riprodhuan nënshkrimet e tyre ose “markat” në produktet e tyre artistike apo të përdorimit të përditshëm.
- Gjatë viteve, këto marka u zhvilluan për të arritur në sistemin e sotëm të regjistrimit e mbrojtjes.
ÇFARË SJELL MBROJTJA E MARKËS TREGTARE?
- Marka e regjistruar tregtare i ofron mbrojtje ligjore pronarit të saj, duke i siguruar të drejtën ekskluzive për ta përdorur atë, me qëllim identifikimin e mallrave ose shërbimeve apo të autorizojë dikë tjetër për ta përdorur atë në këmbim të pagesës.
- Mbrojtja zgjat për një periudhë 10-vjeçare, por ajo mund të ripërtërihet për një kohë të pakufizuar përtej këtij afati, nëse paguhen tarifat e ripërtëritjes.
- Mbrojtja e markës tregtare zbatohet nga gjykata, e cila ka kompetencën për të bllokuar shkeljet e markave tregtare.
- Mbrojtja e markave tregtare pengon, në të njëjtën kohë, përpjekjet e konkurrentëve të pandershëm, si falsifikuesit, për të përdorur shenja dalluese të ngjashme për tregtimin e produkteve apo shërbimeve më të dobëta.
CILAT MARKA TREGTARE MUND TË REGJISTROHEN ?
- Mundësitë janë thuajse të pakufizuara.
- Markat mund të jenë kombinim fjalësh, shkronjash dhe numrash.
- Ato mund të përbëhen nga skica, simbole, shenja tredimensionale, si forma dhe ambalazhimi i mallrave, shenja dëgjimore, si tingujt muzikorë ose vokalë, aromat ose ngjyrat që përdoren si tipare dalluese.
- Përveç markave që identifikojnë burimin tregtar të mallrave dhe shërbimeve, ekzistojnë edhe kategori të tjera të markave tregtare:
- Markat kolektive
- Marka çertifikuese përdoren si tregues i cilësisë, prejardhjes, metodës së prodhimit apo karakteristikave tjera të përbashkëta të mallrave apo shërbimeve.
ÇFARË TË DREJTASH KA PRONARI I NJË MARKE TREGTARE?
- Pronari i një marke tregtare ka të drejtën të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo markën tregtare.
- Pronari i markës tregtare mund t’iu japë autorizim apo licencë palëve të tjera për përdorimin e markës, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë.
- Pronari mund t’ia shesë, gjithashtu, të drejtën dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i kësaj marke tregtare.
- Nëse regjistrimi i markës nuk ripërtërihet, mbrotja e markës tregtare mbaron me përfundimin e afatit të saj dhe pronari nuk zotëron më të drejta ekskluzive mbi markën.
SI MERRET NJË MARKË TREGTARE?
- Hapat qe duhen marre per praqitjen e aplikimit për regjistrim të markës tregtare:
- Formularin e aplikimit për regjistrimin e markës.
- Dukjen e shenjës.
- Listën e mallrave dhe shërbimeve ku do të zbatohet shenja, duke treguar kategoritë e klasifikimit të Nisës.
- Informatat e aplikuesit.
- Dëshminë e pagesës së tarifës.
KUSHTET PËR REGJISTRIMIN E MARKËS TREGTARE?
- Shenja duhet të përmbushë disa kushte, me qëllim që të gëzojë mbrojtjen si markë tregtare.
- Ajo duhet të jetë e dallueshme, në mënyrë që konsumatorët të mund ta shquajnë si shenjë identifikuese të një produkti të caktuar, si edhe nga markat e tjera identifikuese të produkteve.
- Ajo nuk duhet të keqinformojë, të mashtrojë apo të vejë në lajthitje konsumatorët dhe as të shkelë rendin e moralin publik.
- Së fundi, të drejtat për të cilat aplikohet nuk mund të jenë të njëjta apo të ngjashme me të drejtat që i janë dhënë tashmë një pronari tjetër marke.
ÇFARË ËSHTË PATENTA?
- Patenta është një e drejtë ligjore ekskluzive që jepet për një shpikje.
- Shpikja është një produkt ose proces që siguron një mënyrë të re për të bërë diçka ose ofron një zgjidhje të re teknike për një problem.
ÇFARË BËN PATENTA?
- Patenta i ofron mbajtësit të saj mbrojtje ligjore për një shpikje.
- Mbrojtja jepet për një afat të përcaktuar prej 20 vjetësh, nëse çdo vit paguhen tarifat e përtëritjes për mbajtjen e patentës në fuqi.
Ç’LLOJ MBROJTJEJE OFRON PATENTA?
- Mbrojtja me patentë do të thotë se një shpikje nuk mund të hidhet në treg, të përdoret, shpërndahet apo të shitet pa miratimin e pronarit të patentës.
- Këto të drejta mbi patentën zbatohen nga gjykata, e cila ka autoritetin të ndalojë shkeljen e patentës.
- Nga ana tjetër, gjykata mund të vendosë edhe pwr shfuqizimin e njw patente, si rezultat i një kërkese të suksesshme nga të tretët.
CILAT JANË TË DREJTAT E PRONARIT TË PATENTËS?
- Pronari i patentës ka të drejtën të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo shpikjen e patentuar për periudhën gjatë së cilës mbrohet shpikja.
- Pronari i patentës mund t’iu japë autorizim ose licencë palëve të tjera për përdorimin e shpikjes, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë.
- Gjithashtu, pronari mund t’ia shesë shpikjen dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i patentës.
- Me skadimin e afatit të patentës, përfundon edhe mbrojtja dhe shpikja bëhet e vlefshme për përdorim publik.
- Kjo nënkupton se pronari nuk ka më të drejta ekskluzive mbi shpikjen, e cila bëhet e vlefshme për t’u shfrytëzuar për qëllime tregtare nga të tjerët.
PËRSE JANË TË NEVOJSHME PATENTAT?
- Patentat iu ofrojnë stimuj individëve, duke iu siguruar vlerësim për krijimtarinë e tyre dhe shpërblim financiar për shpikjet e tyre të tregtueshme.
- Këta stimuj nxisin inovacionin, i cili siguron rritjen në vazhdimësi të cilësisë së jetës së njeriut.
Ç’ROL LUAJNË PATENTAT NË JETËN E PËRDITSHME?
- Është fakt që shpikjet e patentuara kanë hyrë në çdo aspekt të jetës së njeriut, që prej ndriçimit elektrik (patentimin e kanë bërwë Edisoni dhe Swani) dhe plastik (patentimin e ka bërë Baekeland), deri te stilolapsat me majë sferike (patentat mbahen nga Biro) dhe mikroprocesorët (patentat mbahen nga Intel).
- Të gjithë pronarët e patentës duhet të bëjnë publik informacionin mbi shpikjen e tyre, në mënyrë që të pasurojnë trupën tërësore të njohurive teknike në botë.
- Kjo trupë e njohurive publike, që është gjithnjë në rritje, nxit krijimtarinë e mëtejshme dhe novatorizmin te të tjerët.
- Në këtë mënyrë, patentat ofrojnë informacion të vlefshëm e frymëzim për brezat e ardhshëm të studiuesve dhe shpikësve.
ÇFARË ËSHTË DIZAJNI INDUSTRIAL ?
- Dizajni industrial është aspekti dekorativ apo estetik i një artikulli.
- Dizajni mund të përbëhet nga karakteristika tridimensionale, si forma ose sipërfaqja e një artikulli, ose nga tipare dydimensionale, si motive, vija ose ngjyra.
- Dizajnët industrial zbatohen në një game të gjerë produktesh të industrisë dhe artizanatit: që nga instrumentet teknike e mjekësore tek orat, bizhuteritë dhe mallra të tjera luksi; nga programet kompjuterike didaktike dhe pajisjet elektroshtëpiake te strukturat arkitekturore; nga dizajnët e tekstilit te mallrat e argëtimit.
- Në mënyrë që të jetë subjekt mbrojtjeje, një dizajn duhet të jetë tërheqës për syrin.
- Kjo nënkupton se dizajni industrial është, pikësëpari, i një natyre estetike dhe nuk mbron asnjë karakteristikë teknike të artikujve në të cilët zbatohet.
PËRSE MBROHET DIZAJNI INDUSTRIAL ?
- Dizajnët industrial janë ata që e bëjnë një artikull tërheqës dhe të pëlqyeshëm.
- Për rrjedhojë, ata i shtojnë vlerën tregtare një produkti dhe rrisin tregtueshmërinë e tij.
- Kur dizajni industrial mbrohet, pronarëve – individit ose shoqërisë që ka regjistruar dizajnin, ju sigurohet e drejta ekskluzive kundrejt kopjimit ose imitimit të paautorizuar të dizajnit nga palët e treta.
- Kjo ndihmon që të merret një fitim i drejtë nga investimet.
- Një sistem efektiv mbrojtjeje i sjell përfitime edhe konsumatorëve e publikut në tërësi duke nxitur praktikat e konkurrencës së drejtë dhe tregtisë së ndershme.
- Mbrojtja e dizajnëve industrial ndihmon zhvillimin ekonomik duke nxitur elementin krijues në sektorët industrialë dhe prodhues, si edhe në artet e artizanatin tradicional.
- Ato ndikojnë në zgjerimin e veprimtarive tregtare dhe eksportin e produkteve vendase.
- Krijimi dhe mbrojtja e dizajnëve industrial mund të jenë relativisht të thjeshta dhe jo të kushtueshme.
- Ato mund të sigurohen në mënyrë të arsyeshme nga ndërmarrjet e vogla e të mesme, si edhe nga artistët apo artizanët individualë.
SI MUND TË MBROHET DIZAJNI INDUSTRIAL ?
- Në mënyrë që të gëzojë mbrojtje, dizajni industrial duhet të regjistrohet, në bazë të Ligjit për Dizajnin Industrial.
- Me qëllim që të regjistrohet, dizajni duhet të jetë “i ri” ose “origjinal”.
- “I ri” nënkupton që asnjë dizajn i njëjtë apo shumë i ngjashëm të mos ketë ekzistuar më parë.
- Kur dizajni regjistrohet, lëshohet një certifikatë regjistrimi.
- Periudha e mbrojtjes zgjat për pesë vjet, me mundësinë e ripërtëritjes së mëtejshme deri në 25 vjet.
- Sipas ligjit për të drejtën e autorit, dizajni industrial gjithashtu mund të mbrohet si vepër arti nëse plotëson kushtet e përcaktuara me ligjin për të drejtën e autorit.
- Dizajni mund të gëzojë mbrojtje paralele me të drejtën e autorit dhe të regjistrimit të dizjanit.
CILAT JANË TË DREJTAT E PRONARIT TË DIZAJNIT INDUSTRIAL ?
- Pronari i dizajnit industrial ka të drejtë të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo dizajnin industrial.
- Pronari i dizajnit industrial mund t’iu japë autorizim ose licensë palëve të tjera për përdorimin e dizajnit, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë.
- Pronari, gjithashtu, mund t’ia shesë të drejtën mbi dizajnin industrial dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i dizajnit industrial.
- Mbrojtja e dizajnit industrial mbaron në datën e skadimit të afatit të saj dhe dizajni industrial hyn për përdorim publik.
SI REGJISTROHET NJË DIZAJN INDUSTRIAL ?
- Hapat që duhen marrë për paraqitjen e një aplikimi për regjistrim të dizajnit industrial:
- Formularin e aplikimit.
- Dukjen grafike të dizajnit, fotografitë ose mostrën.
- Deklaratën e prioritetit, nëse ka aplikim të mëparshëm nga jashtë.
- Ekzaminimi formal dhe pagesa e tarifave.
Treguesit Gjeografikë
- Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, që përdoren në tregti për të treguar origjinën gjeografike të produkteve, mbrohen nga ligji për pronësinë idustriale dhe nga aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
- “Emërtim origjine” quhet emri që identifikon një produkt:
- Që e ka origjinën nga një vend specifik, rajon apo, në raste të veçanta, një shtet;
- Cilësitë ose karakteristikat e të cilit vijnë, ekskluzivisht ose esencialisht, si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis;
- Hapat për prodhimin e të cilit realizohen në zonën e përcaktuar gjeografike.
- “Tregues Gjeografik” Quhet Emri Që Identifikon Një Produkt:
- Që e ka origjinën në një vend specifik, rajon apo shtet;
- Cilësitë, reputacioni ose karakteristikat e tjera të të cilit i atribuohen esencialisht origjinës së tij gjeografike;
- Të paktën një nga hapat prodhues të të cilit realizohet në zonën e përcaktuar gjeografike.
- Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me pijet alkoolike, tregues gjeografik i një pijeje alkoolike do të jetë një tregues që identifikon një pije alkoolike me origjinë në territorin e një vendi ose një rajoni apo lokaliteti të këtij territori, ku një cilësi e dhënë, reputacioni apo karakteristika të tjera të asaj pijeje alkoolike i atribuohen esencialisht origjinës së tij gjeografike.
Në Rastin E Aplikimeve Që Kanë Të Bëjnë Me Verërat:
- “Emërtim origjine” quhet emri i një rajoni, i një vendi specifik ose, në raste të veçanta të justifikuara në mënyrën e duhur, emri i një shteti, që përdoret për të treguar një produkt që përmbush kriteret e mëposhtme:
- Cilësitë ose karakteristikat e produktit vijnë ekskluzivisht ose esencialisht si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis.
Modelet E Përdorimit
- Nëpërmjet modelit të përdorimit është e mundur të mbrohet një zgjidhje e re teknike, që të shkojë përtej kuadrit të aftësisë profesionale dhe të aplikohet në industri. Shpikjet, teoritë shkencore, metodat matematikore, adaptimet e jashtme të thjeshta të produkteve ( që kanë qëllim estetik), planet, ligjet dhe metodat e ushtrimit të aktivitetit intelektual, programet e kompjuterit, treguesit e informacionit nuk konsiderohen një zgjidhje teknike.
- Mbrojtja nuk mund të jepet për zgjidhje teknike që bien ndesh me rendin publik, veçanërisht për parimet morale të njerëzimit, si dhe për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kafshëve dhe njerëzve, varietetet e bimëve dhe kafshëve si dhe riprodhimin biologjik të materialeve dhe proçeset e prodhimit ose aktivitetet e punës.
- Modelet e përdorimit regjistrohen në bazë të të ashtuquajturit parim i regjistrimit, ku zyra regjistron modelin respektiv në regjistër pa ekzaminim të kritereve të risisë dhe nivelit krijues, psh nësë duhet mbrojtur apo jo.
- Kjo është arritja kryesore që i dallon modelet e përdorimit nga sistemi i patentave.
- Meqë regjistrimi i një modeli përdorimi në Zyrë, i jep mundësi të rrisë mbrojtjen, efektet e të cilit korrespondojnë plotësisht me atë të patentës, modeli i përdorimit siguron mundësi të kërkojë mbrojtje për një zgjidhje duke qënë të aftë për regjistrim në një rrugë më të shpejtë se ajo e patentës.
- Kjo është veçanërisht e rëndësishme për objektet që janë në kohë për tu futur në treg, ndërkohë që në rast të një procedure relativisht të gjatë për dhënien e patentës ato do të mbesnin pa mbrojtje.
- Pa aprovimin e pronarit të modelit të përdorimit, askush nuk mund të prodhojë, apo të fusë në treg zgjidhjen teknike të mbrojtur. Identik si në rastin e një pronari patente, pronari i një modeli përdorimi autorizohet të përballojë aprovimin për përdorimin e modelit të përdorimit respektiv (liçencë) tek persona të tjerë ose të transferojë modelin e përdorimit në to.
Trajtimi i modeleve të përdorimit është i njëjtë me trajtimin e patentave.
- Në ndryshim nga patenta afati i mbrojtjes së një modeli përdorimi është 10 vjet nga data e depozitimit të aplikimit.
Adresa: Rruga "Andon Zako Cajupi" P.9, Hyrja Nr.1, Tiranë
Kontaktet tona
- Emri i biznesit:
- NIPT:
- Administratori:
- Telefoni-Mob:
- Email:
- STUDIO LIGJORE MANUSHI & PARTNERS
- L51801019L
- Majlinda Saraçi
- +355693045121
- [email protected]
- Website:
- Adresa:
- Qyteti:
- Shteti:
- Orari i Punës:
- ms-trademark.com
- Rruga
- Tirane
- Shqiperia
- 09:00 deri ne 20:00