Oferta VENDGROPOSJA - Metoda efektive ekologjike te trajtimit te mbetjeve urbane, Liber nga Sazan Guri nga Biznesi AKADEMIA RRENJET TONA - AKADEMIA RRENJET TONA
VENDGROPOSJA - Metoda efektive ekologjike te trajtimit te mbetjeve urbane, Liber nga Sazan Guri
Publike para 315 diteve - Me date 11/11/2023 Ora 11:42:00 PM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp
VENDGROPOSJA
Në këtë libër shtjellohen të gjitha të dhënat e domosdoshme për përzgjedhjen e shesheve të venddepozitës së Mbetjeve Urbane, kapacitetin e tyre, përshtatshmërinë, duke u bazuar në Kriteret Shkencore Gjeologjike në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të miratuara nga Komisioni Nr-14 Ndërkombëtar i IAEGG (International Association of Engineering Geology and Geoenvironment) në vitin 1995 (Langer M.).
Takimi i ekspertëve të vendeve të rajonit të Mesdheut, mbajtur në Split të Kroacisë në Dhjetor 1985 për Manaxhimin e Mbetjeve Urbane përbënte qysh atëhere një diskutim të hapur.
Konkluzionet finale të takimit ishin, që të pregatitej një Kod Praktik për Manaxhimin e Mbetjeve Urbane.
Kodi duhet të ishte i dobishëm për përcaktimin e strategjive dhe zgjidhjeve shkencore të përcaktimit dhe përzgjedhjeve të sheshit të Venddepozitës së Mbetjeve Urbane, i cili ndikon në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin dhe rregullimin e mjedisit.
Ky Kod u amendua në një takim ekspertësh të Mesdheut, në Dhjetor 1989, dhe u arrit të publikohej në anglisht dhe frëngjisht në 1994 (UNEP. Sanitary Landfills Split 1994).
Shënim: Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.
Posta nuk është e përfshirë në çmim.
Posta për Tiranë 200 Lek
Posta në rrethe 300 lek
Posta për jashtë shtetit, në varësi të shtetit.
ISBN 978999560459-2
Formati A5
Fq. 288
P.- 0.7kg
Sht. Bot. - Barleti
Adresa: Rruga Zef Jubani, afër sheshit Willson - Tiranë.