Oferta Culinary tourism with traditional dishes, Traditional dishes from Hotel Alpini Lepushe, Restaurant Bujtina, meat on skewers, Mishavina and maza, Blueberry drinks nga Biznesi Hotel Alpini Lepushe - HOTEL ALPINI LEPUSHE
Culinary tourism with traditional dishes, Traditional dishes from Hotel Alpini Lepushe, Restaurant Bujtina, meat on skewers, Mishavina and maza, Blueberry drinks
Publike para 914 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 4:08:00 AM
Për të rezervuar dhomën ose tavolinën tuaj, kontaktoni në Whatsapp:
Te ne do të gjeni akomodim komod dhe gatime tradicionale bio të zonës.
Në restorantin e Bujtinës se Hotel Alpini shërbehen gatime tradicionale të zonës si:
Kaçimak.
Djath i zier.
Mishi i thatë.
Sallam i shtëpisë.
Trushi me speca dhe gjizë.
Patate e zonës e pjekur në tavë.
Mishi fërlikut si mund të quhet ndryshe dhe mish në hell.
Byrekun me nenet e bjeshkës që i cilësoj se kanë një shije të mrekullueshme.
Mishavina dhe maza që është produkt i djathit që rrallë mund të gjendet në vende të tjera.
Pije magjike e bërë me boronicë që merret nga malet tona mahnitëse, që rrethojnë bujtinën.
Gjatë gjithë kohës Leo dhe Luigji ju shërbejne me dashamirësi.
Akomodimi me tre vakte , ose dhe vetëm me mëngjes.
Për fëmijët nën moshën 10 vjeç është me gjysëm çmimi.
Nuk lejohen kafshët shtëpiake në fjetje brenda.
Ka interrnet falas në çdo dhomë dhe në ambjentet e përbashkëta.
Shenime:
Për të ardhur në bujtine duhet të ndiqni rrugën Shkodër - Tamarë - Lepushë.
Rruga nga Shkodra deri në Lepushë është 88 Km dhe 1 km deri te Bujtina.
Rruga është e asfaltuar deri afër bujtinës, 200 m janë pa asfalt.
Nëse doni të udhëtoni me fugonat e zonës kosto është 11 euro për person vajtje-ardhje.
Nisja nga Lepusha në ora 6:00 AM në qendër të fshatit.
Nisja nga Shkodra në ora 14:00 PM te Lokal Restorant Malësia e Madhe te sheshi Ura e Manxharrit.
Adresa: Hotel Alpini Lepushe - Bjeshkët e Kelmendit - Shkodër - Albania V1896 01D0324