Mirësevini!
HOTEL ALPINI LEPUSHE
Kerkoni Ofertën te biznesi
GOMISTERI DIDA
Akomodim Te Hotel Alpini, Dhoma e Lahutes Hotel Alpini Lepushe, Bjeshket e Kelmendit Shkoder, Guesthouse Alpini Lepushe, Albania
Publike para 914 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:48:00 AM
Për t ë rezervuar dhomën ose tavolin ë n tuaj, kontaktoni n ë Whatsapp:
Te ne do të gjeni akomodim komod dhe gatime tradicionale bio të zonës. Kjo dhome ndodhet ne katin e pare. Ka nje krevat dopjo Ka nje krevat tek. Me Tualet brenda Per femijet nen moshen 10 vjeç eshte me gjysem çmimi. Nuk lejohen kafshet shtepiake ne fjetje brenda. Ka interrnet falas ne çdo dhome dhe ne ambjentet e perbashketa. Në restorantin e Bujtinës se Hotel Alpini shërbehen gatime tradicionale të zonës si: Kaçimak. Djath i zier. Mishi i thatë. Sallam i shtëpisë. Trushi me speca dhe gjizë. Patate e zonës e pjekur në tavë. Mishi fërlikut si mund të quhet ndryshe dhe mish në hell. Byrekun me nenet e bjeshkës që i cilësoj se kanë një shije të mrekullueshme. Mishavina dhe maza që është produkt i djathit që rrallë mund të gjendet në vende të tjera. Pije magjike e bërë me boronicë që merret nga malet tona mahnitëse, që rrethojnë bujtinën. Gjatë gjithë kohës Leo dhe Luigji ju shërbejne me dashamirësi.
Akomodimi me tre vakte , ose dhe vetëm me mëngjes. Për fëmijët nën moshën 10 vjeç është me gjysëm çmimi. Nuk lejohen kafshët shtëpiake në fjetje brenda. Ka interrnet falas në çdo dhomë dhe në ambjentet e përbashkëta. Shënime: Për të ardhur në bujtine duhet të ndiqni rrugën Shkodër - Tamarë - Lepushë. Rruga nga Shkodra deri në Lepushë është 88 Km dhe 1 km deri te Bujtina. Rruga është e asfaltuar deri afër bujtinës, 200 m janë pa asfalt. Nëse doni të udhëtoni me fugonat e zonës kosto është 11 euro për person vajtje-ardhje. Nisja nga Lepusha në ora 6:00 AM në qendër të fshatit. Nisja nga Shkodra në ora 14:00 PM te Lokal Restorant Malësia e Madhe te sheshi Ura e Manxharrit. Adresa: Hotel Alpini Lepushe - Bjeshkët e Kelmendit - Shkodër - Albania V1804 01D0324
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!
Kjo oferte eshte klikuar nga 2168 Vizitor
Shperndaje me miqt e tu...