Mirësevini!
HOTEL ALPINI LEPUSHE
Kerkoni Ofertën te biznesi
GOMISTERI DIDA
Ushqime tradicionale te zones Lepushe, Restorant Hotel Alpini Lepushe, Restorant Bujtina Bjeshket e Kelmendit Shkoder, Agro Turizmi Lepushe
Publike para 914 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:45:00 AM
Për t ë rezervuar dhomën ose tavolin ë n tuaj, kontaktoni n ë Whatsapp:
Te ne do të gjeni akomodim komod dhe gatime tradicionale bio të zonës. Në restorantin e Bujtinës se Hotel Alpini shërbehen gatime tradicionale të zonës si: Kaçimak. Djath i zier. Mishi i thatë. Sallam i shtëpisë. Trushi me speca dhe gjizë. Patate e zonës e pjekur në tavë. Mishi fërlikut si mund të quhet ndryshe dhe mish në hell. Byrekun me nenet e bjeshkës që i cilësoj se kanë një shije të mrekullueshme. Mishavina dhe maza që është produkt i djathit që rrallë mund të gjendet në vende të tjera. Pije magjike e bërë me boronicë që merret nga malet tona mahnitëse, që rrethojnë bujtinën. VIDEO Gjatë gjithë kohës Leo dhe Luigji ju shërbejne me dashamirësi.
Akomodimi me tre vakte , ku është i përfshirë dhe mëngjesi. Për fëmijët nën moshën 10 vjeç është me gjysëm çmimi. Nuk lejohen kafshët shtëpiake në fjetje brenda. Ka interrnet falas në çdo dhomë dhe në ambjentet e përbashkëta. Shenime: Për të ardhur në bujtine duhet të ndiqni rrugën Shkodër - Tamarë - Lepushë. Rruga nga Shkodra deri në Lepushë është 88 Km dhe 1 km deri te Bujtina. Rruga është e asfaltuar deri afër bujtinës, 200 m janë pa asfalt. Nëse doni të udhëtoni me fugonat e zonës kosto është 11 euro për person vajtje-ardhje. Nisja nga Lepusha në ora 6:00 AM në qendër të fshatit. Nisja nga Shkodra në ora 14:00 PM te Lokal Restorant Malësia e Madhe te sheshi Ura e Manxharrit. Adresa: Hotel Alpini Lepushe - Bjeshkët e Kelmendit - Shkodër - Albania V1453 01D0324
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!
Kjo oferte eshte klikuar nga 1940 Vizitor
Shperndaje me miqt e tu...