Oferta KËRKOHET SHITËSE PËR DYQAN ARGJENDARI NË TIRANË DHE DATA ENTER PËR HEDHJEN E PRODUKTEVE TE DYQANI ONLINE nga Biznesi ARGJENDARI GLOBAL - ARGJENDARI GLOBAL
KËRKOHET SHITËSE PËR DYQAN ARGJENDARI NË TIRANË DHE DATA ENTER PËR HEDHJEN E PRODUKTEVE TE DYQANI ONLINE
Publike para 575 diteve - Me date 03/02/2023 Ora 9:45:00 PM
Për pyetje kontaktoni në Whatsapp:
Aftësitë dhe kriteret kryesore që kerkohen nga aplikanti.
Mosha nga 18 deri 45 vjece.
Prioritet kanë personat me eksperiencë në shitje.
Aftësi të mira në shitje
Aftësi të mira në komunikimin verbal.
Të mësojë dhe të memorizojë shpejt cilësitë për çdo produkt.
Të ketë dëgjim aktiv ndaj klientit.
Menaxhimi i kohës në mënyrë produktive.
Të ketë aftesi të ndërtoje raporte besimi me klientin.
Të ketë aftësinë e të menduarit kritik.
Të ketë njohuri për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe përdorimin e kompjuterit.
80% e punës do të jetë komunikim me klientit dhe 20% hedhja e informacioneve te dyqani online në website.
Si pjesë e stafit për shitjen e bizhuterive, ju duhet të ndërtoni besimin e klientit, do të ofroni informacion të saktë dhe do të promovoni dhe shisni produktet përmes pikës së shitjes fizikisht dhe online.