Dhoma me ballkon nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania
Publike para 1308 diteve - Me date 28/02/2021 Ora 10:08:00 PM
Miresevini në dhomën me ballkon nga Kulla Hupi.
Një parajsë e vërtetë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë shplodhjen dhe qetësinë. Per pyetje ose rezervim kontaktoni ne Whatsapp:
Në ofertë përfshihet :
Akomodimi për një natë për një person në dhomën me ballkon.
Është dhomë me 2 krevat marinari me 4 shtretër.
Dhoma ndodhet në katin e dytë nga toka.
Nga ballkoni mund të shikoni pamje të malit dhe të zonës së Fushë Bulqizës.
Në dhomë ka internet
Tualeti është i përbashkët.
Tv ka vetëm te dhoma e oxhakut.
Aredimi është me lendë druri dhe mure guri.
Guida nuk është e përfshirë në çmim, sepse ndryshon në varësi të aktivitetit që dëshiron klienti.
Ambjentet e përbashkëta që mund të frkuentohen janë, oda e burrave, dhoma e oxhakut, tualetet, fusha per sporte te ndryshme, si dhe lulishtja përreth kullës.
Internet ka në të gjitha ambjentet dhe është falas.
Ka parking dhe është falas
Nuk lejohet duhani në dhoma, vetëm në ambjntet e hapura.
Nuk pranohen persona të armatosur.
Shikoni video me pamjen e dhomës nga Kulla Hupi
Shenime:
Në çmimi janë të përfshira darka dhe mëngjesi.
Dreka ka çmimi plus 10 euro për person ku mund të shijoni një vakt shumë të mirë me 4 korsi, sepse menuja është e ndryshme çdo ditë.
Rezervimi është me parapagim, minimumi 50% të vlerës.
Pranohet pagesa kesh, me paypal ose me transfertë bankare.
Nëse qëndron më shumë se 5 netë ka zbritje 10% të vlerës.
Për fëmijët mbi 5 vjeç ka kosto ekstra 10 euro, ndërsa për nën 5 vjeç është falas.
Pranohen kafshët shtëpiake por ka pagesë ekstra 10 euro për një kafshë.
Check-in nga ora 12:00 PM deri në 20:00 PM
Check-out deri në oren 11:00 AM
Orari 7:30 AM - 20:00 PM Monday - Sunday
Adresa 01: Fshati Lepurakë, Fushë-Bulqizë, Dibër - Albania Kulla Hupi
Transporti: Me makinë private ndiqni rrugën nacionale Tiranë - Bulqizë - Peshkopi, kur vjen nga Bulqiza Fshati ndodhet në anë e majtë te ura e Fushë Bulqizës, 20 metra para karburantit.
Merrni rrugën e fshatit rreth 2 km dhe ka një tabelë në gur ku shkruan Kulla Hupi, aty fillon rruga e shtruar me çakëll, për afersisht edhe 1 km deri sa të arrini te kulla.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Bulqizë - Shupenzë - Peshkopi deri te ura e Fushë Bulqizës, 20 metra para karburantit dhe nga aty mund të ecni në këmbë për 2 km deri te Kulla Hupi.
Bileta e autobuzit ose furgonave është 1000 lek vajtje-ardhje. Kohëzgjatja e udhëtimit me autobus nga Tirana deri te ura e Fushë Bulqizës afërsisht 3 orë.