Oferta AGRO TURIZMI BUJTINA DINI - Rubik Mirdite Albania nga Biznesi BUJTINA DINI - Rubik - BUJTINA DINI - RUBIK
AGRO TURIZMI BUJTINA DINI - Rubik Mirdite Albania
WhatsApp Chat!
Mire se vini ne GOMISTERI DIDA

☎ +355692300037


[email protected]
Mirësevini!
BUJTINA DINI - RUBIK
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  GOMISTERI DIDA

AGRO TURIZMI BUJTINA DINI - Rubik Mirdite Albania

Publike para 915 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:29:00 AM

AGRO TURIZMI BUJTINA DINI - Rubik Mirdite Albania
AGROTURIZEM “BUJTINA DINI” Një kombinim i veçantë ndërmjet bujtinës, fermës dhe restorantit, për të kaluar momente që do të ngelen gjatë në memorjen tuaj.
Për rezervime kontaktoni në Whatsapp:
Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
  • 1) Akomodim te Bujtina DINI
  • 2) Guide turistike në zonat përreth ne atraksionet me të veçata për të vizituar.
  • Kur kaloni disa ditë në Bujtinë, malet dhe pyjet përreth ofrojnë mundësi të mëdha për të vizituar. 
  • Informacioni mund të merret në pikën e informacionit turistik INFOKULLA e cila gjëndet në Rubik. 
  • Infokulla është një destinacion i denjë pasi ka një muze të vogël për florën, faunën dhe historinë lokale si dhe një ekspozitë te artikujve etnografike nga rajoni. 
  • Vende që ia vlen të vizitohen janë kisha e Shelbuemit në Rubik si dhe kisha e manastirit të Rubikit e vendosur në një kodër të lartë shkëmbore në hyrje të luginës.
  • 3) Kuzhina dhe produktet tradicionale të zonës si mishin e kecit, pulat, byreket e sallatrat por gjithashtu ofron edhe pjata që janë specialitet i zonës, si patate të mbushura me djath kackavall, mish të thate, hirrë (është pije freskuese e pergatitur nga djathi me qumësht dhie). 
  • Një ushqim kryesor për të përfunduar një vakt në Bujtinen Dini është një ëmbëlsirë e veçantë e bërë në shtëpi: tortë me akullore dhe reçel e vendosur mes dy shtresa biskotash.
  • 4) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zones, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.
  • 5) Produkte të ofruara nga Agroturizmi DINI si pjeshkë, qershi, mollë, fiq, limona, arra, rrush etj.
Shikoni video me pamje nga BUJTINA DINI
Bujtina “Dini” me emrin e familjes së vjetër është një biznes familjar që është hapur në Mars të vitit 2019-të
Bujtina ka dhe restorantin i cili ka ngrohje me oxhak dhe kaldaja me gaz të cilat bëjnë ngrohjen për restorantin por edhe për dhomat e gjumit.
Bujtina ofron 6 dhoma me aredim të brendshme prej druri, ku tre prej tyre janë me krevat dopio + 1 krevat tek dhe tre të tjerat me krevat dopio. 
Bujtina ndodhet rreth 5 km larg qytetit te Rubikut, në rrethin e Mirditës. 
Restoranti ka 15 tavolina dhe oxhak brenda per sezonin e dimrit, por tryezat me të këndshme, sideomos në mes të nxehtesisë së verës, gjenden në shpatin e rrethuar me pyje përapa shtëpisë. 
Me ushqimin e freskët dhe të shijshëm, restoranti ka bërë emër dhe ka tërhequr mysafir nga e gjithë zona dhe nga qytete të ndryshme si Shkodra, Durrësi, Fieri, Elbasani e Tirana për çdo fundjavë.
Toka që rrethon Bujtinën përdoret nga familja për rritjen e perimeve dhe pemëve frutore që furnizojnë bujtinën me pjeshkë, qershi, mollë, fiq, limona, arra, rrush dhe ereza 
Gjithashtu ka një stallë të vogël për mbajtjen e bagetive që përdoren pë mish pë bujtinën si dhe nje kotec për mbi 100 pula që enden nëpër fermë. 
Çdo produkti që nuk mund ta prodhojmë vetë, e marrim nga fshatarët e zonës në të gjithë Mirditën. 
Bujtina është e vendosur në një luginë të vogël ajo karakterizohet nga gjelbërimi dhe qetësia.
Duke vozitur përgjatë rrugës së vogël e të asfaltuar që të sjell në fshatin Katund i Vjetër do të shikoni murin e gjatë prej guri.
Rrethinat piktoreske dhe ajri i pastër kanë ndikuar në rritje e numrit të restoranteve buzë rrugës në zone, te cilët tërheqin vizitorë nga qytete të ndryshme por edhe të huaj.
Transporti: Me makinë private ndiqni autostradën nacionale A1 Tiranë-Kukës-Kosovë, deri te kthesa për në qendër të Rubikut. 
Përpara se të arrini në Rubik kthehu majtas pasi të kaloni urën dhe pastaj do eceni në drejtim të fshatit Katund i Vjetër. 
Bujtina Dini nuk është e shënuar menjëherë, prandaj ndiqni rrugën kryesore, kaloni shkollën dhe një klinikë të vogël dhe do shihni tabelën pas disa metrash në të djathtë.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë-Rubik dhe pastaj me taksi të zonës nga Rubiku deri te Bujtina Dini.
Adresa: Rruga Katundi i Vjeter, Rubik Mirdite - Albania

 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : BUJTINA DINI - Rubik
Cmimi : I diskutueshem!

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

AGRO TURIZMI BUJTINA DINI - Rubik Mirdite Albania

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 28/03/2022 Ora 5:29:00 AM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!

Kjo oferte eshte klikuar nga 2853 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...